16:35 / E Shtunë, 10 Shkurt 2024 / G T

Jota në super formë, kalon Liverpoolin në epërsi ndaj Burnleyt

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e epërsisë ndaj Burnleyt në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Premier League.

Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi, Diogo Jota në minutën e 31’të, shkruan Indeksonline

Jota shënoi me kokë pas një krosimi nga Trent-Arnold.

Ky ishte goli i nëntë i sulmuesit portugez në Premier League këtë sezon./Indeksonline/