Jota: Sonte shkojmë vetëm për fitore

Diogo Jota sonte starton nga minuta e parë në derbin kundër Manchester United. Portugezi do të jetë në partnership me Roberto Firminon dhe Mohamed Salahn në fazën e sulmit.
Ai ka folur për Sky Sports para ndeshjes duke bërë të qartë synimin.
“E dimë se çfarë rëndësie të madhe ka ky ballafaqim. Ne do të shkojmë vetëm për fitore. Do të luftojmë deri në fund për tu kualifikuar në Champions League dhe shpresojmë që ekipet tjera të lëshojnë pikë” deklaroi Jota.