09:33 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Jovanoviq: Dialogu me Kosovën s’duhet të ndalet, këtë duhet ta kuptojnë dy shtetet

Kryetari Partisë Liberal Demokratike (LDP) në Serbi, Çedomir Jovanoviq ka thënë prapë se shteti serb duhet të pranojë realitetin lidhur me Kosovën dhe se kjo çështje është nyja më e madhe, të cilën, siç thotë ai, duhet ta zgjidh ky brez.

“Mendoj se është shumë e vështirë që të pranohet realiteti në Serbi. Përpjekjet për balancimin dhe flirtim me politikën, që na solli në këtë fazë, të cilën ne e quajmë realiteti në Kosovë, gjithnjë e më shumë janë në një rrugë pa krye”, ka thënë Jovanoviq, raportojnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, e tërë bota ka një pozicion për Kosovën që është e ndryshme nga ai i Serbisë , “madje edhe rusët, për të cilët serbët lidhen,  kanë mbështetur shumë veprime të bashkësisë ndërkombëtare të cilat çuan në formimin e shtetit të Kosovës.

“Nuk mund të them se kjo është nyja më e madhe dhe se këtë nyje gjenerata jonë duhet ta zgjidh. Nëse fëmijëve tanë ua lëmë një të kaluar të tillë, për nipërit tanë nuk do të jemi  kurrfarë pike e ndritshme. Paqe dhe vetëm paqe”, tha Jovanoviq, duke shtuar se çështja e Kosovës ky nuk është problem i qeverisë.

Jovanoviq ka vlerësuar se pushteti ka përgjegjësinë më të madhe, por se do të duhej të ketë fuqinë për t’u marrë me këto çështje.

“Opozita jonë, në lidhje me Kosovën, ka qëndrime nacionaliste, do të thosha unë, qëndrime ‘të vjetra’. Nuk ka asnjë qasje e re, por nga lahuta është kaluar në muzikë ashensorësh. Kur flasim për presionin e Perëndimit, nuk duhet t’i harrojmë interesat e tyre. Ata shpesh nuk përputhen me idenë tonë se çfarë është Perëndimi. Perëndimi i ka problemet e veta dhe nuk dëshiron që ne ti pengojmë në rrugën e prosperitetit të tyre”,  tha Jovanoviq.

Lideri i LDP-së ka folur edhe për dialogun që po zhvillohet mes dy shteteve, duke thënë se biseda gjithmonë është e mundur.

“Dialogu nuk duhet të ndalet dhe është e rëndësishme që të dy shoqëritë tona ta kuptojnë. Pavarësisht nga pasojat momentale. Kjo qasje është treguar e mirë si afatgjatë. Është e rëndësishme për një rajon të sigurt, paqësor dhe  ekonomikisht prosperues”, përfundoi Jovanoviq. /Indeksonline/