22:38 / E Shtunë, 22 Shtator 2018

Jovanoviq: Kosova s’mund të humbet prapë, herën e fundit kapitulluam

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike (LDP) Çedomir Jovanoviq duke komentuar debatet aktuale rreth zgjidhjes së problemit Kosovë – Serbi, ka thënë se Kosova nuk mund të humbet dy herë.

Siç raporton FoNet, Jovanoviq ka theksuar se herën e kaluar Serbia kapitulloi në luftën me Kosovën, transmeton Indeksonline.

“Disa kilometra katrorë më pak ose disa kilometra më shumë nga kjo anë ose nga ana tjetër e kufirit, është triviale në raport me atë që mund të ndodhë nëse e humbim paqen. Kosova nuk mund të humbet dy herë. Për shkak të politikës së gabuar ndaj popullit shqiptar, kemi hyrë në luftë nga e cila kemi dalë me kapitullim”, ka përfunduar Jovanoviq. /Indeksonline/