75 Mall Live Search
19:33 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Jovanoviq: Serbët në Kosovë janë peng i Beogradit, kështu ishin gjithmonë

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq ka deklaruar se komuniteti serb në Kosovë është peng i Beogradit dhe se të tillë kanë qenë gjithmonë.

“Ne kemi nevojë për serbët në Kosovë, të nevojshëm janë edhe shqiptarët e Kosovës, shoqëria kosovare janë të nevojshme. Për fat të keq, ata janë pengje të Beogradit, kështu  ka qenë gjithmonë. Edhe perëndimi kështu sillet, dhe këtë gjithmonë ua them”, ka thënë Ivanoviq, shkruan B92, transmeton Indeksonline.

Jovanoviq beson se shoqëria në Kosovë nuk ka jetë normale ashtu siç ka nevojë dhe ashtu siç e meriton.

“Nuk ka përfaqësues të serbëve të cilët, kur shkojnë në Parlament, marrin në konsideratë njerëzit që kanë votuar për ta. Ata aty janë si ‘deputetët me qira’ të cilët mendojnë për Beogradin, e jo për serbët në Kosovë dhe shpesh ato interesa nuk janë identike.. Për këtë veriu i Kosovës është aq i palumtur”, ka ashtuar ai.

I pyetur nëse pret që Serbia të gjejë një zgjidhje përfundimtare për Kosovën deri në fund të vitit, ai thotë se për këtë do të vendos Presidenti i Serbisë, që do tua thotë këtë serbeve.

“Vuçiq është lider i vendit tim dhe nëse ai nuk ka forcë që ta thotë të vërtetën, kush tjetër duhet ta thotë atë?”, ka shtuar lideri i LDP-së, shkruan B92, përcjell Indeksonline.

Ndryshe, dje Jovanoviq ishte në Prishtinë ku mbajti një ligjeratë lidhur me dialogun Prishtinë-Beograd e cështje tjera politike../Indeksonline/