18:18 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / Gj. Sh

Jovic largohet nga Real Madrid

Pasi rinovoi kontratën me trajnerin Vincenzo Italiano (2024), Fiorentina është afër sigurimit të një përforcimi cilësor në sulm. Luka Jovic është objektivi i madh i klubit nga Firence, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Conference League.

Serbi nuk po ia del të përfitojë minuta te Real Madrid, marrëdhëniet midis dy klubeve janë të mira dhe lojtari ofensiv do të kalojë në Serie A në formë huazimi, akord që pritet të zyrtarizohet brenda 48 orëve të ardhshme.

Drejtuesit e Fiorentinës kanë rënë dakord me homologët e Realit për të paguar përgjysmë pagën e 24-vjeçarit, i cili përfiton 5 milionë euro neto në sezon.

63 milionë euro paguan “Los Blancos” tek Eintracht Frankfurt në verën e vitit 2019 për të siguruar shërbimet e lojtarit të kombëtares serbe. 3 gola ka shënuar në total Jovic me Realin, ndërkohë që fazën e dytë të sezonit 2020/2021 e kaloi i huazuar tek Eintrachit.

Tani shpreson të rikthehet në formën e ditëve më të mirë te Fiorentina, klub që vitin e kaluar siguroi në të njëjtën formë shërbimet e Alvaro Odriozola nga “gjiganti” spanjoll.