75 Mall Live Search
12:52 / E Shtunë, 19 Mars 2022 / MSH

Jozefina Topalli injoron keq Grida Dumën

Ish-kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, ka injoruar deputeten e Partisë  Demokratike, Grida Dumën.

E pyetur se çfarë mendimi ka për Dumën, Topalli tha se nuk e njeh kush është ajo.

“Nuk e njoh Grida Dumën. Kush është kjo”, tha Topalli.

Sa i përket situates në të cilën ndodhet Partia Demokratike, pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 Marsit, u shpreh se vetëm ish-kryeministri Sali Berisha, mund të arrijë të bëjë bashkimin e madh.

 “Për këtë situatë që ndodhet, vetëm Berisha është ai që mund të bashkojë dhe pajtojë PD-në”, tha ajo në RTSH-24.