16:02 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Jozefina Topalli në festë Krishtlindjesh përkujton vrasjen e Florenc Beqirajt në burgun e Francës

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, pasi ka uruar për Krishtlindje shqiptarët, ka dhënë edhe një mesazh të fortë për 23-vjeçarin Florenc Beqirajn, i cili mbeti i vdekur në një burg në Francë.

Vdekja e të riut nga Shkodra, sipas Topallit, është dështimi më i madh i shoqërisë dhe shtetit shqiptarë.

“Një lutje të veçantë sot dua të bej për Florencin që e torturuan dhe e vranë ne një vend te huaj, ku shkoi për të gjetur shpëtim. Historia e tij te shkul shpirtin nga dhimbja. Historia e tij është dështimi jonë. Zot ndihmo Shqiptarët”, -shkruan Topalli në profilin e tij në ‘Facebook.

POSTIMI I PLOTE:

Gezuar Krishtlindjet!
Sot eshte nata e Krishtlindjes.Te krishteret kete dite e festojne ne familje.Ajo eshte festa me e bukur e vitit.Kenget me te bukura e me te ngrohta jane per Krishtlindjet.Koncertet me te ndjekura jane per kete dite.Une dua t’i uroj gjithe miqve te mi “Gezuar Krishtlindjet”!

Por sot nje mendim i vecante shkon per ata qe nuk kane mundesi per te gezuar ne familje, per ata qe shohin vehten ne cepin e shoqerise, per te pamundurit, per te semuret, per refugjatet, per djemte e vajzat qe jane larg familjeve per te gjetur nje jete me te mire, per emigrantet shqiptare, per ata qe jane ne burg ne vendet e huaja, per te burgosurit ne Shqiperi, per me te varferit, te pastrehet.

Nje lutje te vecante sot dua te bej per Florencin qe e torturuan dhe e vrane ne nje vend te huaj, ku shkoi per te gjetur shpetim. Historia e tij te shkul shpirtin nga dhimbja. Historia e tij eshte deshtimi jone.Zot ndihmo Shqiptaret.