Jozi këndon në dasmë, merr 20 euro bakshish

Këngëtari shqiptar Joz Marku, këtë sezonë të verës ka performuar në ahengje të ndryshme familjare.
Një video e cila është bërë virale në “TikTok” shihet Jozi duke kënduar me plot entuziazëm, shkruan Indeksonline.
Por surpriza e vërtetë siç shihet ka qenë shuma e bakshishit që mori, vetëm 20 euro.
Në videon e publikuar artisti mban paratë në duar dhe nuk ndalet së kënduari për të mbajtur të gjithë të ftuarit në këmbë.
Më poshtë keni videon./Indeksonline/