22:42 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

Ju bashkua vullnetarisht luftës kundër COVID 19, infektohet mjeku shqiptar

Mjeku në pension Dhimitër Kraja që ju bashkua vullnetarisht pak ditë më parë luftës së bluzave të bardha te Infektivi kundër COVID 19 ka rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Burimet bëjnë me dije se ai është shtruar në Infektiv prej ditës së djeshme.

Pas 48 viteve punë në spitalin Infektiv profesor Dhimitër Kraja iu përgjigj i pari thirrjes për t’u rikthyer në shërbim, për të ndihmuar kolegët në kurimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.

Mjekët dhe infermierët e spitalit Infektiv në Tiranë po kujdesen këto ditë me përkushtim për kurimin e pacientëve të infektuar me COVID-19 në vendin tonë.