14:53 / E Diele, 02 Prill 2023 / LB

“Ju flet Kosova e Lirë”, Nustret Pllana në shesh

“Marshit për Drejtësi”, i është bashkuar edhe gazetari Nysret Pllana.

Ai madje është veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pllana ishte për disa vite gazetar i Radios Kosova e Lirë.

Marshi solidarizues po organizohet nga platforma “Liria ka Emër”, një ditë para fillimit të gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së./IndeksOnline/