75 Mall Live Search
18:27 / E Shtunë, 04 Janar 2025 / G T

“Ju gjykoni vetëm rezultatin”, Pep Guardiola i pakënaqur me paraqitjen e ekipit të tij: Luajtëm dobët!

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore 4:1 ndaj Ëest Ham Unitedit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Premier League.

Pas ndeshjes, Pep Guardiola u paraqit para mediave dhe tha se nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij pavarësisht fitores, shkruan Indeksonline

“Ju gjykoni vetëm rezultatin. Ne e dijmë nivelin tonë për nëntë vjet, dhe kjo nuk ishte e nivelit tonë. Ne fituam dhe jemi të lumtur sepse kjo do na ndihmojë shumë. Por, ju po gjykoni vetëm rezultatin, performanca jonë nuk ishte e mirë”, tha Pep Guardiola

Pas kësaj fitoreje, City shkon në kuotën e 34 pikëve në pozitën e gjashtë në tabelën e Premier League./Indeksonline/