“Ju jeni heronjtë tanë”, nxënësit e shkollës fillore befasojnë Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës këtë të premte pati disa vizitorë të veçantë.
Përfaqësuesit e nxënësve të një shkolle fillore në Prishtinë me plotë respekt dhe dashuri policëve të Kosovës në dëtyrë ua kishin përgatitur dhe iu dhuruan kartolina me mbishkrimin: Heronj janë ata që rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre për të mbrojtur të tjerët dhe ta bëjnë vendin e tyre një vend më të sigurt.
Me këtë rast nxënësit e vizituan Qendrën Operative dhe Divizionin Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës.
Nxënësit i qujatën policët “Heronjtë tanë në këto rrethana të vështira”, ndërsa policët iu dhuruan disa dhurata simbolike. /IndeksOnline/