“Ju jeni më i shpejtë se treni”, mesazhi i Deschamps për Kanten

N’Golo Kante sot gjatë ditës i është bashkuar ekipit kombëtar të Francës.
Kampioni i UEFA Champions League me Chelsean është i gatshëm të dhuroi spektakël në Kampionatin Europian EURO20, shkruan IndeksOnline
Një bisedë interesante ka ndodhur mes trajnerit, Deschamps dhe Kantes me të arritur në kampin e ‘Gjelave’ ylli i Chelseat.
“Përse u vonuat kaq shumë”, ishte pyetja që ia bëri Deschamps lojtarit të tij, kurse Kante ia ktheu: “U vonua treni trajner”.
Për ta bërë më komike këtë bisedë, erdhi përgjigja e trajnerit: “Por ju s’keni nevojë për trenin, ju jeni më të shpejtë se ai”.
Kujtojmë që Kante ishte njeriu kyç në vitin ku Franca fitoi Kampionatin Botëror ‘Rusia2018’../IndeksOnline/