75 Mall Live Search
21:24 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

“Ju jeni përgjegjës për mënyrën se si njerëzit do t’iu kujtojnë”, disa nga thëniet më të mira të Kobe Bryant

Çdokush që e njeh sado pak basketbollin sonte është trishtuar nga lajmi për vdekjen e basketbollistit të njohur amerikan, Kobe Bryant.

Bryant humbi jetën si pasojë e një aksidenti ajrore, teksa po udhëtonte me një avion privat.

Lajmi u raportua së pari nga TMZ, ku thuhej se ylli i NBA po udhëtonte me tre persona të tjerë kur edhe ndodhi aksidenti.

Por Kobe Bryant përpos që ishte një basketbollist i shkëlqyer, u njoh edhe si njeri i tillë, transmeton Indeskonline.

Thuajse të gjithë e kanë admiruar për mënyrën e jetesës dhe atë se si mundohej gjithmonë të ishte pozitiv sa i përket jetës.

“Gjëja më e rëndësishme është të provosh t’i inspirosh njerëzit kështu që ata mund të bëhen të mrekullueshëm në gjithçka që duan”, është një nga thëniet e tij.

“Nëse keni frikë nga dështimi, ju edhe do të dështoni”, thoshte ai.

“Unë jam jashtëzakonisht i vullnetshëm për të fituar, kësisoj u përgjigjem sfidave. Nuk është sfidë për mua të fitoj titullin e pikëve, sepse e di se mundem”, ishte një nga thëniet e tjera të tij.

“Prindërit e mi janë shtylla kurrizore. Ende janë aty, grupi i vetëm që do t’ju mbështesin nëse shënoni zero ose shënoni 40”.

“Momenti kur hiqni dorë, është momenti kur lini dikë tjetër të fitojë”.

“Dhimbja nuk ju tregon se kur duhet të ndaleni. Dhimbja është zëri i vogël në kokën tuaj që përpiqet t’ju mbajë prapa, sepse ed i nëse vazhdoni ju do të ndryshoni”.

“Përdorni suksesin, pasurinë dhe ndikimin tuaj për t’i vendosur në pozicionin më të mirë për të realizuar ëndrrat dhe për të gjetur qëllimin e tyre”.

“Ju jeni përgjegjës për mënyrën se si njerëzit do t’iu kujtojnë”./Indeksonline/