75 Mall Live Search
17:38 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ju kujtohet deklarata e Guardiolës në lidhje me transferimin e Messit te City?

Skuadra  e Man Cityt po mbetet si opsioni më i mirë për Messin, kjo pasi pjesë e klubit anglez janë dyshja Guardiola dhe sulmuesi argjentinas, Aguero.

Shumë skuadra janë të interesuara që të firmosin me fituesin e gjashtë herë të “Topit të Artë”, po a do të ndodhë kjo, mbetet të shihet, shkruan IndeksOnline.

Ndoshta ju kujtohet një deklaratë e dhënë për shtyp në shkurt nga tekniku, Guardiola në lidhje se a do të dëshironte ai që ta ketë Messin në skuadër.

Përgjigja e tij ishte shumë e matur: “Ai është një lojtar i Barcelonës dhe ai do të qëndrojë atje. Kjo është dëshira ime”.