07:24 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ju kujtohet djaloshi dyvjeçar që pinte 40 cigare në ditë? Shikoni si duket tani

Në vitin 2010, bota ishte shokuar nga rrëfimi i djaloshit nga Indonezia i quajtur Ardi Rizal. Asokohe ai ishte vetëm dyvjeçar por pinte 40 cigare në ditë.

Në fakt në videon e publikuar që ishte bërë virale, shihet se si ai ishte bërë i varur nga duhani gjë që kishte filluar t’i shkaktonte probleme shëndetësore

Njerëzit nga e mbarë bota ishin shokuar kur panë videon e vogëlushit duke pirë cigare, ndërkaq ajo çfarë e zemëroi më shumë opinionin është, kur u kuptua se vogëlushi në fakt nuk ishte dyvjeçar kur filloi konsumimin e cigare por vetëm 18 muajsh.

Por pasi që çështja e këtij vogëlushi u bë globale, qeveria indoneziane ndërhyri dhe kështu e dërguan në një qendër rehabilitimi, por edhe aty ai kishte hasur në probleme, pasi heqja dorë nga shprehia e vjetër i shkaktoi një problem tjetër.

Ai filloi të shtojë në peshë dhe brenda pak kohe humbi vetëkontrollin duke ngrënë gjithçka që i vinte në dorë, por pas insistimit të mjekëve ai sot bën një jetë të shëndetshme.

2
4
5
6
7