10:33 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ju kujtohet remixi i “Shehides” së Lecit, kaq klikime ka

Kënga “Shehide” e publikuar nga NRG Band në bashkëpunim me Bekën është remix i këngës të cilën humoristi i njohur kosovar Leci, bënte humor gjatë viteve ’90-të, shkruan Indeksonline.

Kënga zgjat më shumë se katër minuta dhe remixi është bërë edhe me anë të instrumentit shqiptar, çifteli.

Kujtojmë se Ibrahim Krajkova, i njohur për rolin e personazhit fiktiv “Leci” kishte vdekur më 13 nëntor të vitit 2015.

Kënga ka edhe videoklipin, dhe tani në YouTube ka më shumë se 1 milion shikime.

Image result for leci ibrahim krajkova

“Shehidja” përndryshe është kënduar nga shumë këngëtarë si Nikolle Nikprelaj, Remize Osmani e shumë të tjerë./Indeksonline/