21:43 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ju lutem mos e humbni ushqimin, dikush ka barkun e zbrazët!

Shpesh thuhet se jeta është e padrejtë.

Në botë ka miliarda njerëz që jetojnë në kushte të rënda ekonomike, që strehë për ta është qielli, teksa ushqehen me gjësende që gjejnë në rrugë, shkruan Indeksonline.

Madje, shpesh shohim rrugëve të njëjtat duar teksa kërkojnë pak lëmoshë.

Përmes këtyre imazheve mund të kuptoni se derisa ju jeni duke shijuar ushqimin e preferuar, dikush është në kërkim të një kafshate në mbeturina.

Prandaj, fotografja e cila ka realizuar këto imazhe të dhimbshme, pas gjithë asaj që ka parë ka bërë thjeshtë një lutje: Ju lutem mos e humbni ushqimin!/Indeksonline/