75 Mall Live Search
11:16 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

“Ju lutem, mos ndaloni së kërkuari” – lutja emocionale e Messit për Sala

Lionel Messi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka kërkuar që kërkimet për aeroplanin e zhdukur, me të cilin po udhëtonte lojtari, Emiliano Sala, të vazhdojnë edhe më tutje, pasi që beson se ende ka gjasa që argjentinasi të gjendet i gjallë.

Aeroplani, me të cilin Sala po udhëtonte nga Nantes në Cardiff, u zhduk të hënën, pasi e humbi kontaktin me qendrën Casquets për kontrollin e trafikut ajror, rreth 13 kilometra larg ishullit Guernsey të Britanisë së Madhe.

Policia Guernsey, e cila është përgjegjëse për këtë ngjarje, njoftoi dje se kërkimet nuk do të vazhdojnë, që kishin zgjatur nga e marta në mëngjes deri dje në orën 16:00.

Por, për shkak se policia nuk kishte gjetur asnjë shenjë të aeroplanit, vendosën të ndalojnë.

Sido që të jetë, Messi shpreson që kjo mos të ndodhë përfundimisht.

“Derisa ende ka mundësi, një fije shprese, ne ju lutemi #MosNdaloniSëKërkuari Emilianon”, ka shkruar Messi në Instastory.