75 Mall Live Search
14:09 / E Enjte, 09 Janar 2025 / mp

“Ju lutem mos pini duhan, qeveria e re të bëjë dënime astronomike”, lutja e doktorit kosovar

Kardiologu i njohur Gani Bajraktari u apelon qytetarëve që të mos pinë duhan. Ai ka thënë që qeveria e ardhshme duhet të ndalojë prirjen e duhanit në ambiente të mbyllura.

Barjraktari njëherësh është edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit në koalicionin AAK-Nisma. Ndërsa thotë se qeveria duhet të ndalojë pirjen e duhanit e sidomos nga të rinjtë.

“Është e tmerrshme në Kosovës pirja e duhanit, sidomos në ambiente të mbyllura. Mos pini duhan, sepse është tmerrësisht i dëmshëm për enët e gjakut. Ndalojeni pirjen e duhanit sidomos ata që nuk e kanë filluar të mos e përdorin. Sepse duhani vret”, ka thënë Bajraktari për Indeksonline.

Më poshtë është video e plotë: