11:44 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / B O

“Ju vrasës të mallkuar”/ Frikë në Berlin, makina përplaset tek zyra e Angela Merkel

Një makinë është përplasur këtë mëngjes para zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel, në Berlin.

Siç raportojnë mediat, makina e cila kishte të mbishkruara mesazhe ndaj politikave të globalizmit dhe “vrasësve të fëmijëve dhe të moshuarve” u përplas me portën kryesore të zyrës së kancelares.

Dhjetëra policë dhe një makinë zjarrfikëse u vendosën para zyrës, ndërkohë që nuk ishte e qartë kush ishte shoferi dhe çfarë ka ndodhur.

Merkeli ishte planifikuar të mbante një videokonferencë me kryeministrat e shtetit gjerman të mërkurën në mëngjes, në të cilën do të diskutohej një shtrirje e bllokimit dhe hapat e mëtejshëm për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Merkeli dhe 16 guvernatorët e shtetit pritet të zgjasnin bllokimin, i cili ka shkaktuar protesta, në Berlin.