75 Mall Live Search
09:57 / E Hënë, 26 Janar 2026 / G T

Juan Mata dhe klasi i tij, bën tri asiste në një ndeshje me Melbourne Victory

Skuadra e Melbourne Victory ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Sydneyt, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në A-League të Australisë.

Një paraqitje fantastike bëri Juan Mata, futbollisti spanjoll, shkruan Indeksonline

Mata bëri tri asiste në këtë ndeshje, duke treguar klasin e tij përkundër vjetëve.

37-vjeçari ka bërë shtatë asiste brenda këtij sezoni me Melbourne Victory./Indeksonline/