18:13 / E Shtunë, 28 Tetor 2023 / Gj. Sh

Jude Bellingham i vetëm e mposht Barcelonën

Real Madrid e ka fituar “El Clasicon” e parë të sezonit.

”Mbretërit fituan në udhëtim ndaj Barcelonës, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Heroi i Realit edhe kësaj radhu u tregua Jude Bellingham, i cili shënoi të dy golat, duke e përmbysur rezultatin, pasi Barcelona kishte epërsinë që nga pjesa e parë.

Ilkay Gundogan i dha epërsinë Barcelonës qysh në minutën e 6-të. Me rezultat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.

“Los Blancos” arriti ta përmbys rezultatin në pjesën e dytë, me dy golat e Jude Bellingham.

Futbollisti anglez fillimisht barazoi shifrat në minutën e 68-të, ndërsa goli i fitores erdhi në 90+2.

Me këtë fitore, Real Madridi ka rimarr kreun e tabelës me 28 pikë, aq sa ka edhe Girona, ndërsa Barcelona është e treta me 24 pikë./IndeksOnline/