12:50 / E Hënë, 29 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Jude Bellingham shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Bundesligë

Mesfushori Borussia Dortmundit, Jude Bellingham, është votuar si lojtari më i mirë i Bundesligës për sezonin 2022/23.

Sezoni i Bellingham mund të mos ketë përfunduar ashtu siç do të kishte dashur, por gjithsesi ai shijoi një vit fantastik.

Ai është votuar si lojtari më i mirë në ekipin zyrtar të Bundesligës dhe për këtë arsye merr kurorën e Lojtarit të Sezonit. /IndeksOnline/