09:39 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Jude Law po bëhet baba për herë të gjashtë

Ai tha se ishte “çmendurisht” i dashuruar në të më herët gjatë këtij viti.

Dhe Jude Law dhe gruaja e tij e dytë, Phillipa Coan janë në pritje të një fëmije.

Çifti u fotografuan gjatë javë, ku në foto e kapura shihet çartë barku i fryrë i 32 vjeçares me të cilën aktori u martua një vit më parë. 

Kujtojmë që Law po bëhet baba për herë të gjashtë, ai ka edhe pesë fëmijë të tjerë me tri partner tjera, ndërsa ka deklaruar se do të dëshironte të kishte edhe më shumë fëmijë në të ardhmen.

“Do të dëshiroja pse jo, unë jam shumë me fat që jam me dikë që e dua çmendurisht. Ideja që të kem edhe më shumë fëmijë është e mrekullueshme”, ishte shprehur aktori.

Çifti filluan lidhje në vitin 2015, ata u martuan në Old Marylebone Town Hall në Londër tre muaj pasi shpalljes së fejesës./Indeksonline/