Juli publikon foton me 14 vjeçarin që u vra në shkollë: Fati tragjik ti ndërpreu ëndrrat

t, Julian Deda, ndau një postim prekës në llogarinë e tij në Instagram, ku kujton një moment të veçantë me të ndjerin Martin. Ai publikoi një foto të vitit 2021, ku shfaqet së bashku me djaloshin e talentuar, duke shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen e tij.
“Prehu në paqe i dashur Martin. A mund ta bëjmë një foto bashkë, edhe pse nuk kanë kaluar ende 10 vite? Edhe pse fati tragjik t’i ndërpreu ëndrrat në mes? E unë prapë e dua këtë foto me ty, o kampion. Na pikëllove të gjithëve, o djalë, por Zoti djemtë e mirë i do pranë vetes. Qofsh mirë me Zotin. Ngushëllime të sinqerta familjes,” shkruan Juli krahas fotos.
Kjo foto, e cila për herë të parë ishte publikuar nga Martini apo familja e tij, shoqërohej me një mbishkrim që sot tingëllon si një ogur i dhimbshëm:
“Tani dola unë foto me Julin, por mbas 10 vitesh do jetë ai që do kërkojë të dalë me mua, Martin Cani.”
