23:46 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Julia Roberts befason me çmimin e unazave që mban në duar

Aktorja, producentja dhe ‘vajza me plot stil’ Julia Roberts gjithnjë merr vëmendjen e publikut, shkruan IndeksOnline.

Ajo është shfaqur në tepihun e kuq, me një varg unazash me ngjyrë ylberi. Sigurisht se për të qenë e famshme duhet të kesh dizajnerë të modës që të drejtojnë për veshje dhe aksesorë. Por është parë se unazat shumëngjyrëshe ishin në fakt mjaft të lira për tu blerë. Vetëm 44$ kushtojnë këto unaza të markës BaubleBar.

Ky çmim është mjaft i ulët, duke marr parasysh shifrat marramendëse që shpenzojnë të famshmit për veshjet e tyre. /IndeksOnline/