Julian Alvarez e zëvendësoi për mrekulli Lionel Messin, realizoi supergol ndaj Kilit

Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitore 3:0 ndaj Kilit në ndeshjen e vlefshme për para-kualifikimit në Kupën e Botës 2026.
Një supergol në këtë takim shënoi sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez, shkruan Indeksonline
Alvarez realizoi nga distanca me këmbën e tij të majtë një eurogol në minutën e 84-të.
Lojtari i Atletico Madridit ishte si zëvendësues i Messit në këtë mbrëmje, pasi ylli i Inter Miamit mungon shkaku i një lëndimi të pësuar javë më parë.
Dy golat e tjerë për kampionin e botës i shënuan: Alexis Mac Allister dhe Paulo Dybala./Indeksonline/
Stop that Julián Álvarez. pic.twitter.com/iSs8GdhWrW
— Stop That Football (@stopthatfooty) September 6, 2024