Julian Alvarez flet për interesimin e Barcelonës
Skuadra e Barcelonës ka shfaqur interesim për futbollistin e Atletiko Madridit, Julian Alvarez.
Sulmuesi argjentinas i është përgjigjur këtyre raportimeve të dala nga mediat spanjolle, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se është i përqendruar në këtë sezon dhe përpiqet të qëndroj larg thashethemeve.
“Unë mendoj se ajo që thuhet atje është më shumë se ajo që ndodh në realitet. Jam shumë i përqendruar në këtë sezon, dhe në atë që na pret me Atlético Madrid. Pra asgjë, përpiqem të qëndroj larg gjithë kësaj.”, ka deklaruar Alvarez.
25-vjeçari po shkëlqen këtë sezon me Atletiko Madridin, duke shënuar 11 gola dhe 4 asistime.
Mbetet të shihet a do të vazhdoj ky interesim i Barcelonës për Alvarez, por nuk do ta ketë edhe të lehtë, pasi ai ka kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2030./IndeksOnline/

