Julian Alvarez: Ndoshta me Messin do shënonim 2/3 gola më shumë!

Kombëtarja e Brazilit u mposht 4:1 ndaj Argjentinës në fazën kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Julian Alvarez ishte golashënuesi i parë në këtë super ndeshje, shkruan Indeksonline
Ai tha se po të ishte Lionel Messi, ndoshta ekipi i tij do të shënonte më shumë gola.
“Ndoshta po të ishte Lionel Messi me ne sonte, do shënonim edhe më shumë se 2/3 gola tjerë”, u shpreh Alvarez pas ndeshjes
Lionel Messi, ylli i Inter Miamit mungoi në dy përballjet e muajt mars për shkak të lëndimit.
Ndërkohë që Argjentina edhe matematikisht ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026./Indeksonline/