75 Mall Live Search
13:52 / E Enjte, 30 Janar 2025 / G T

Julian Draxler realizoi një eurogol mbrëmë në Katar

Futbollisti i njohur gjerman, Julian Draxler, mbrëmë shënoi një eurogol me fanellën e Al Ahlit.

Skuadra e tij shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Al Khor në raundin e 14-të të elitës së futbollit në Katar, shkruan Indeksonline

Ishte pikërisht futbollisti gjerman, Julian Draxler, që realizoi një supergol me rovershatë ndaj kundërshtarëve.

Deri në minutën e 88-të rezultati ishte i barabartë 0:0 dhe më pas në skenë doli Draxler, që shënoi gol tejet të bukur.

31-vjeçari ka shënuar tetë gola në 11 ndeshje dhe ka bërë shtatë asiste.

Ai ishte transferuar te ekipi nga Katari në verën e vitit 2023 në PSG-ja për 9 milionë euro./Indeksonline/