15:13 / E Diele, 08 Janar 2023 / LB

Juliana e pyet Fisin gjatë ushtrimeve: A shumë po të pëlqen Ana a? (Video)

Juliana me Fisin sot vendosën të bënin ushtrime së bashku, Xhuli ta ngiste biçikletën e ushtrimeve, ndërkaq Fisi të vraponte në shirit.

Mirëpo, një incidenti vogël që i ndodhi Fisit me gjurin, derisa po vraponte duke u llastuar në shirit, nxori diçka interesante.

Xhuli i tha: “Të shkojë gjuri”, ndërkaq ai ia priti: “Oh veç Ana mos të më shkojë”.

Kjo përgjigje e tij e nxiti Xhulin të mundohej të nxirrte më shumë nga ai për pëlqimin ndaj Anës.

“A shumë po të pëlqen a?”, e pyeti Xhuli.

“Nuk prononcohem, se veç kur e shoh veten në Prime”, iu përgjigj Fisi.

Ndërkaq Xhuli insistonte prapë, por ai vendosi që të mos e hapte gojën në lidhje me këtë temë.

“Prej zero deri në dhjetë sa të pëlqen Ana?”, i tha Xhuli

“Çka bane ti?”, ia ktheu ai, duke refuzuar të përgjigjej në lidhje me atë çështje.