Julio Enciso po shkon në Strasbourg, tani në Chelsea… arrihet marrëveshja

Futbollisti i Brightonit, Julio Enciso, është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano – mesfushori nga Paraguai do të transferohet në Ligue-n 1 te Strasbourgu, shkruan Indeksonline
Më pas 21-vjeçari mund të transferohet në Chelsea, nëse ka paraqitje të mirë në Francë.
Shuma që pronarët e Chelseat do paguajnë për mesfushorin është rreth 15 milionë euro, me një kontratë deri në vitin 2032./Indeksonline/