10:18 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

Juncker i shqetësuar nga tendencat separatiste në Evropë

Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker, tha të premten se nuk do të dëshironte që Katalonia të bëhej e pavarur pasi që ky veprim do të nxiste edhe rajonet e tjera të bënin të njëjtën gjë dhe kjo do të komplikonte qeverisjen e BE-së.

“Nëse e lejojmë Kataloninë të ndahet, edhe pse kjo nuk është në dorën e BE-së, rajonet e tjera do të bëjnë të njëjtën gjë. Unë nuk dua që kjo të ndodhë “, tha Juncker në një fjalim në Universitetin e Luksemburgut, transmeton AktivPress.

Ai tha se është shumë i shqetësuar për tendencat separatiste në Evropë dhe kishte inkurajuar kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy për të bërë më shumë veprime që situata të jetë nën kontroll.

Duke iu referuar thirrjeve katalane për ndërmjetësim e BE-së, ai tha se Komisioni nuk mund të ndërmjetësojë nëse vetëm njëra palë e kërkon atë.

Më herët, BE ka thënë se ka besim në Rajoy se do ta zgjidhë çështjen e brendshme./AktivPress