75 Mall Live Search
09:44 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Junik: Bleu artikuj në market, i helmohen dy fëmijët e vëllait

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person nga Juniku ka blerë disa gjëra në market, të cilat ia kanë helmuar dy nipat.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në një lokal-market, ka blerë disa artikuj ushqimorë nga të cilët dy fëmijët e vëllait të tij janë helmuar”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Sipas raportit, fëmijët janë dërguar në spitalin e Gjakovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe inspektorët komunalë. /Indeksonline/