75 Mall Live Search
22:00 / E Mërkurë, 27 Korrik 2022 / AR

Juniku anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare “Rrjeti i Qyteteve të Forta”

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka njoftuar se komuna e tij tani zyrtarisht është anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare “Rrjeti i Qyteteve të Forta” respektivisht “Strong Cities Network”, me ç’rast është pranuar edhe çertifikata e anëtarësimit.

Ai thotë se anëtarësimi në këtë organizatë nënkupton një sukses të jashtëzakonshëm në kuptim të rritjes së potencialit dhe mundësive për bashkëpunim me qytetet tjera anëtare në fushën e arsimit, ekonomisë, turizmit, sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë, përfshirjes së rinisë në vendimmarrje dhe shumë fusha tjera.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,

Komuna e Junikut tani edhe zyrtarisht është anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare “Rrjeti i Qyteteve të Forta” respektivisht “Strong Cities Network”, me ç’rast është pranuar edhe çertifikata e anëtarësimit.

Me këtë rast më lejoni të shpreh mirënjohjen e Komunës së Junikut për bashkëpunimin korrekt dhe mikëpritjen e ngrohtë nga “Strong Cities Network” të cilët po ashtu kanë njoftuar për anëtarësimin e Junikut përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare të facebook.

Anëtarësimi në këtë organizatë nënkupton një sukses të jashtëzakonshëm në kuptim të rritjes së potencialit dhe mundësive për bashkëpunim me qytetet tjera anëtare në fushën e arsimit, ekonomisë, turizmit, sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë, përfshirjes së rinisë në vendimmarrje dhe shumë fusha tjera.

Urime të gjithë qytetarëve të Junikut.

R.Sh