75 Mall Live Search
23:33 / E Diele, 14 Nëntor 2021 / B O

Juniku, komuna ku fituesi nuk dihet deri në votën e fundit, Agron Kuçi lajmërohet pas humbjes së parë

Agron Kuçi e ka humbur “luftën”, por jo edhe “betejën”. Kryetari dhe kandidati për një mandat të ri në Junik ka humbur sot me 29 vota diferencë ndaj Ruzhdi Shehut të LDK-së.

Kuçi ka thënë se humbi sot ngase ishte në garë kundër një koalicioni prej tri partive. Megjithatë, fituesi në Junik nuk do të dihet deri në fund ngase janë pa numëruar 50 vota me kusht dhe 600 me postë.

“Me lejoni që fillimisht të ju falenderoj për besimin që keni treguar me vite të të tëra, ndaj Aleances, duke na bërë fitues (zgjedhje lokale dhe nacionale) në më shumë se 9 procese zgjedhore nga viti 2009 e tutje!
Rezultati i publikuar sonte, tregon që kunderkandidati im është 29 vota para nesh.

Ne kemi edhe mbi 50 fletëvotime me kushtë dhe 598 vota me postë, të cilat do numerohen në ditët në vijim, e të cilat do të jenë përcaktuese për rezultatin perfundimtar të zgjedhjeve!

Si do që të jetë rezultatit final, une falenderoj nga zemra gjtha strukturat drejtuese të Aleances për punen dhe angazhimin e jashtëzakonshem, aktivistet e simpatizantët tonë besnik, dhe gjithë qytetarët junikas, per kulturen e lartë dhe maturinë e treguar përballë një fushate të eger e linquese.

Faleminderit që na besuat votën tuaj, duke na konfirmuar edhe kësaj radhe si partia e parë në Junik, përkunder rezultatit në balotazh, të kampit rival, që ishin tri parti në koalicion të përbashkët (LDK, VV dhe PDK) për balle nesh, si parti e vetme!

Do të presim deri sa të numerohen edhe vota e fundit!
Por një gjë ju siguroi, cilido që të jetë rezultati perfundimtarë, do të jemi bashkë gjithmonë, me ju dhe per ju, nga neser, e gjithmonë, ne jeten e përditshme, ne punë, në gezime e hidhërime, dhe në proceset e sfidat e radhës” shkruan Kuçi në njoftim./Indeksonline/