75 Mall Live Search
20:47 / E Martë, 26 Gusht 2025 / MSH

Juniku me park solar, Shehu ndan detaje nga projekti inovativ

Komuna e Junikut po bëhet me park solar.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Ruzhdi Shehu.

Përmes një njoftimi, thotë se projekti për impiantin fotovoltaik të parkut solar ka për synim prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme.

“Projekti i energjisë së gjelbër “Parku Solar Juniku A dhe B” pritet të sjellë përfitime të mëdha për komunën dhe më gjerë: prodhim të energjisë së pastër – me ndikim minimal në mjedis, mundësi punësimi dhe bashkëpunimi për kontraktorët dhe furnitorët lokalë, stabilitet energjetik për Kosovën, duke shtuar kapacitetin nga burimet e ripërtëritshme, rritje të prodhimit vendor të energjisë elektrike, duke zvogëluar varësinë nga burimet tradicionale, shembull frymëzues për investime të tjera inovative në të ardhmen” ka bërë me dije Shehu.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Juniku bëhet me Park Solar

Të nderuar bashkëqytetarë,

Komuna e Junikut gjithmonë ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë projektet inovative që sjellin zhvillim për vendin tonë. Duke lehtësuar procedurat administrative dhe duke qenë pranë investitorëve, ne krijojmë një klimë të favorshme për ide të reja zhvillimore, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Një nga projektet më domethënëse në këtë drejtim është impianti fotovoltaik “Parku Solar Juniku A dhe B”, i cili ka për synim prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme – energjia diellore.

Kapaciteti optimal: 100 MËp

Kosto investimi: rreth 42 milion €

Projekti i energjisë së gjelbër “Parku Solar Juniku A dhe B” pritet të sjellë përfitime të mëdha për komunën dhe më gjerë:

• Prodhim të energjisë së pastër – me ndikim minimal në mjedis.

• Mundësi punësimi dhe bashkëpunimi për kontraktorët dhe furnitorët lokalë.

• Stabilitet energjetik për Kosovën, duke shtuar kapacitetin nga burimet e ripërtëritshme.

• Rritje të prodhimit vendor të energjisë elektrike, duke zvogëluar varësinë nga burimet tradicionale.

• Shembull frymëzues për investime të tjera inovative në të ardhmen.

Komuna e Junikut mbetet e palëkundur në përkrahjen e investimeve të gjelbra dhe në krijimin e një klime të qëndrueshme zhvillimore për të gjithë. Ky projekt është vetëm fillimi i rrugës sonë drejt një Juniku më të pastër, më të gjelbër dhe më të zhvilluar.

Me respekt,

R. Sh