75 Mall Live Search
21:08 / E Martë, 19 Gusht 2025 / MSH

Juniku po ndërtohet/ Shehu përcjellë nga afër punimet në unazën e qytetit

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka ndarë fotografi nga terreni, ku po vijojnë punimet në ndërtimin e unazës së qytetit.

Sipas Shehut, ky është një projekt kyç për infrastrukturën dhe zhvillimin urban të Junikut, shkruan IndeksOnline.

“Me këtë projekt po ndërtohet edhe rruga e lagjes Shkëlzen Gacaferi, e cila po lidhet me unazën.

Kjo do të sjellë lehtësim të qarkullimit, qasje më të mirë për banorët dhe një hap më afër një Juniku të planifikuar me standarde moderne” shkroi Shehu në postim.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Në terren, me bashkëpunëtorët!

Sot, bashkë me ekipin tim, kemi qenë në terren për të mbikëqyrur nga afër vazhdimin e punimeve në ndërtimin e Unazës së qytetit – një projekt kyç për infrastrukturën dhe zhvillimin urban të Junikut.

Me këtë projekt po ndërtohet edhe rruga e lagjes Shkëlzen Gacaferi, e cila po lidhet me unazën.

Kjo do të sjellë lehtësim të qarkullimit, qasje më të mirë për banorët dhe një hap më afër një Juniku të planifikuar me standarde moderne.

Kjo është rruga që kemi zgjedhur: jo fjalë, por punë. Jo premtime, por rezultate.

Sot – Unaza.

Nesër – Sheshi i qytetit.

Dhe çdo ditë, një hap më afër vizionit tonë: Junikun Përtej.