16:58 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Juniorët e Ballkanit rikthehen në Superligë

Skuadra juniore e Ballkanit është shpallur kampione e kësaj grupmoshe në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Ekipi nga Theranda ka mundur KEK-un me rezultat të pastër, 3:1, duke siguruar zyrtarisht rikthimin në elitë.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Edon Gashi ka arritur 10 fitore, tri barazime dhe ka pësuar një humbje, duke grumbulluar 33 pikë në 14 takime.

Kryesia e klubit ka uruar ekipin junior për këtë sukses.