75 Mall Live Search
21:37 / E Premte, 23 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Jupp Heynckes kryen një operacion në zemër, kjo është gjendja e tij

Ish trajneri i Bayern Munchen, Jupp Heynckes, ka kryer një operacion në zemër.

77-vjeçari pati disa bypass në mes të nëntorit gjatë një operacioni të nevojshëm urgjent. “Ajo ishte periudha më e keqe e jetës sime,” tha Heynckes, i cili ishte në njësinë e kujdesit intensiv për rreth dy javë.

Kampioni i botës i vitit 1974 pothuajse nuk ishte shfaqur në publik kohët e fundit. “Nuk prisja një ndërhyrje kaq serioze”, tha ai. Sipas “kicker”, ai tani është duke u shëruar.

Kujtojmë që ai pati suksese të jashtëzakonshme sa ishte në krye të skuadrës gjermane.