75 Mall Live Search
19:29 / E Shtunë, 09 Maj 2020 / indeksADMonline

Jurgen Klopp e merr malli për futbollistët e tij, thotë se do t’i përqafte të gjithë

Klopp ka thënë që gjëja e parë që do të bëjë kur të rikthehet futbolli është përqafimi i lojtarëve të tij.

Mirëpo kjo gjë siç duket nuk do të ndodhë së shpejti, pasi që masat e sigurisë ndalojnë kontaktin fizik në mes trajnerëve dhe lojtarëve, transmeton IndeksOnline.

“Sinqerisht, unë do të doja t’u jepja një përqafim. Megjithëse kjo ndoshta nuk do të lejohet, kështu që do ta lëmë atë deri vonë”.

“Por ne duhet të jemi profesionistë që nga dita e parë, duhet së pari të kontrollojmë statusin individual dhe pastaj pasi ta dimë se, nga ajo pikë mund të fillojmë”, përfundoi Klopp./IndeksOnline/.