Jurgen Klopp flet për situatën e Salah: Kam biseduar me të mbrëmë!

Mohamed Salah mbrëmë gjatë ndeshjes mes Kombëtares së tij Egjiptit dhe Ganës pësoi një dëmtim dhe u largua nga fusha.
Dukej se sulmuesi ndjeu dhimbje të madhe dhe prandaj u largua nga fusha, shkruan Indeksonline
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp gjatë konferencës për media tregoi se mbrëmë pati një bisedë me sulmuesin që luan te “The Reds”.
“Kam folur mbrëmë me Mo Salahn. E ndjeu… Ne të gjithë e dimë se sa rrallë Salah del jashtë fushës. Kështu që vërtetë ka diçka. Varet se cila do të jetë diagnoza”, tha Klopp
Kujtojmë që skuadra e Liverpoolit është duke luftuar për titull të Prmeier League. Të dielen ata luajnë ndaj Bournemouthit./Indeksonline/