75 Mall Live Search
09:07 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / A. A

“Jurgen Klopp, i vetmi trajner që duhet ta udhëheq Gjermaninë”

Gjermania u mposht 6-0 nga Spanja në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve.

Kjo ishte disfata më e thellë e ‘Pancerëve’ në 89 vitet e fundit, shkruan Indeksonline.

Në vitin 1931 Austria e kishte mposhtur Gjermaninë 6-0 në Berlin, në një ndeshje miqësore.

Pas kësaj humbjeje poshtëruese, futbollistët gjermanë dhe trajneri Joachim Loë janë vërshuar me kritika nga emrat më të njohur të futbollit.

Legjenda Lothar Matthaus ka thënë se Joachim Loë duhet të largohet sa më parë, ngase gjendja mund të përkeqësohet.

“Kur flasim për kandidatë, i vetmi trajner që mund të ketë sukses tek kombëtarja jonë është Jurgen Klopp. Ai është ekstremisht i suksesshëm” deklaroi Matthaus.  

Sidoqoftë, Klopp ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2024.

/Indeksonline/