“Jurgen Klopp” në Madrid, çmenden fansat e Liverpoolit
Me finalen e Ligës së Kampionëve që po afron nga momenti në moment, emocionet me të vërtetë po fillojnë të rriten në Madrid, ku Liverpool dhe Tottenham kërkojnë trofeun më prestigjioz për klube.
Një tifoz i Liverpool në veçanti u kap në mes të turmës për shkak të ngjashmërisë së tij të madhe me trajnerin gjerman.
Për arsye të dukshme, “Kloppelganger” u gabua menjëherë në trajnerin e Liverpoolit dhe u ndal në rrugë, ndërsa njerëzit shtyheshin për selfie, kore, madje edhe intervista televizive.
“Jurgen Klopp” bëri më të mirën për të luajtur së bashku në mes të turmës. /IndeksOnline/