Kloppi po jeton në shtëpinë e Brendan Rodgersit
Klopp e ka marrë me qera një shtëpi afër Liverpoolit kurse pronar i shtëpisë është Brendan Rodgers.
Rodgersi ka treguar se ishte ideja e tij që Kloppi ta merrte shtëpinë e tij. “Unë kurrë nuk do të bëhesha i hidhur. Kjo është arsyeja pse unë e lash Jurgenin të lëvizte në shtëpinë time! Kam pasur një marrëdhënie të mirë me Ray Haughanin dhe ai më tha që Jurgeni po mundohej të gjente diku afër një shtëpi për të jetuar, kështu që unë i thashë, dëgjo, unë po largohem për në Londër për pak dhe nuk do të jem këtu tashti, kështu që Jurgeni mund të jetojë në shtëpinë time”, tha ai.
Po ashtu Rodgersi tregoi se ka dëshiruar që Klopp të arrijë suksese pasi ashtu edhe klubi do të ketë më shumë fitore./Indeksonline/.

