Jurgen Klopp po largohet nga Red Bull!?
Jurgen Klopp pritet të largohet nga pozita e drejtorit të futbollit në kompanin e famshme ”Red Bull”.
Sipas raportimeve të fundit, gjermani ka mbështetje unanime dhe disa vendime të tij po vihen në pikëpyetje nga kompania, shkruan IndeksOnline.
Gazeta austriake ”Salzburger Nachrichten” raporton se Klopp është duke u larguar nga grupi Red Bull, vetëm një vit pasi u bashkua me ta, kjo pasi kompania austriake konsideron ndikimin e tij në zhvillimin sportiv nën udhëheqjen e tij shumë të kufizuar.
Pas kësaj po spekulohet se e ardhmja e Jurgen Klopp do të jetë në Spanjë, ku shihet si trajner i Real Madridit për sezonin e ardhshëm./IndeksOnline/

