75 Mall Live Search
14:23 / E Mërkurë, 11 Mars 2026 / Gj Sh

Jurgen Klopp pran rikthimit, afër marrëveshjes me kombëtaren e madhe

Pas një viti e gjysmë si drejtor i futbollit në kompaninë e Red Bull, Jurgen Klopp është pranë rikthimit si trajner.

Sipas asaj që raporton gazeta gjermane ”Bild”, Klopp pritet të jetë trajner i ri i kombëtares së Gjermanisë, shkruan IndeksOnline.

58-vjeçari mund të emërohet përfundimisht si trajner i ”Der Mannschaft”, për të zëvendësuar trajnerin aktual Julian Nagelsmann.

Nagelsmann ka kontratë me Federatën e Futbollit të Gjermanisë deri në vitin 2028, por gjithçka varet nga performanca e Gjermanisë në Kupën e Botës.

Klopp në vazhdimësi është përfolur për rikthimin në pozitën e trajnerit, ku është lidhur edhe me një klaim te Real Madridi, pas largimit të Xabi Alonsos./IndeksOnline/