75 Mall Live Search
23:32 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / Blerim

Jurgen Klopp: Sezonin e kaluar Salah shënonte ‘sy mbyllur’, këtë sezon…

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur pas eliminimit nga çerekfinalja e UEFA Champions League.

Klubi ‘The Reds’ dështoi të shënonte së paku një gol në sfidën ndaj Real Madridit në ‘Anfield’. Takimi u mbyll me rezultat të barabartë 0 me 0, por ekipi i Zinedine Zidanes u kualifikua në gjysmëfinale fal fitores në shtëpi me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes, trajneri gjerman tregon se sulmi i klubit të tij nuk është duke funksionuar mirë.

“Kemi pak dobësi në aspektin e shënimeve. Ne e dimë se sa herë Salah shënonte me sy mbyllur, ashtu edhe Firmino – këtë sezon ata s’po munden”, ka thënë Klopp.

Kujtojmë që Liverpooli pati shumë mundësi gjatë pjesës së parë, por nuk arriti të shënonte gol./IndeksOnline/